Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi takoi presidentin e COTESI dhe Super Bock Pedro Violas

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, bashkë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Portugali, z.Ylber Kryeziu, takuan Presidentin e COTESI dhe Super Bock, z.Pedro Violas, njëherësh edhe Konsull i Nderit të Republikës së Kosovës në Portugali. Qëllimi I takimit ishte diskutimi i mundësive të bashkëpunimit në fushën ekonomike në mes të Kosovës dhe Portugalisë në përgjithësi, si dhe për bizneset e rajonit verior të Portugalisë në veçanti.

kuadër të Javës së Kulturës në Portugali dhe ekspozitës së kartonistit Luís Afonso, së bashku me Presidentin e Niepoort Wines, z. Dirk Niepoort dhe vertarëve nga Kosova, u prezantuan verën e Kosovës në Porto. Kjo ngjarje kishte për qëllim prezantimin e verës së Kosovës para një publiku vendas, duke ofruar një platformë për të promovuar kulturën dhe shijet unike të verës së Kosovës.

Zëvendësministrja Gashi theksoi se programi “Java e Kulturës së Kosovës në Portugali” synon ndërtimin e urave të reja midis qyteteve, artistëve dhe ndërmarrësve. Ajo falenderoi të gjithë partnerët lokal dhe vertarët nga Kosova që kanë ndihmuar në realizimin e kësaj ngjarje, duke shpresuar se përmes këtij programi, një pjesë e madhe e portugezëve kanë mësuar më shumë për Kosovën dhe që kjo do të rezultojë në krijimin e lidhjeve të reja biznesore dhe kulturore.

Lajmet e tjera

|