Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës ka shpallur konkurset për Lëvizje brenda kategorisë, për pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues.
Shpallja e tyre është bërë në bazë të Ligjit Nr. 06/L -114 për zyrtarët publikë, neni 38 (1,2,3 dhe 4) dhe Rregullores (QRK) Nr. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Neni 40.
Konkurset mbeten të hapura deri më datën 19 gusht 2022 dhe ato mund t’i gjeni te linqet në vijim: https://mfa-ks.net/shpalljet/ dhe https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=1&institution=28298
Të drejtë për aplikim në këtë procedurë e kanë vetëm nëpunësit civilë ekzistues të së njëjtës kategori të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.