Përgjatë vizitës në Paris, Zëvendësministri Ahmeti takoi Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme, znj. Anne-Marie Descôtes.
Zëvendësministri Ahmeti dhe Ambasadorja Descótes diskutuan mbi integrimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës.
Zëvendësministri Ahmeti e falenderoi për mbështetjen që Franca po i jep Kosovës në këto përpjekje.
Znj. Descôtes e njoftua me reformat që është duke i ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe zhvillimet e fundit në vend.
Së bashku diskutuan mbi rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të raporteve mes Kosovës dhe Francës dhe shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për t’u angazhuar për këtë