Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, João Gomes Cravinho mbajtën një drekë pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Lisbonë.
Gjatë takimit, ministrat diskutuan një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë bashkëpunimin në siguri, shkëmbimin kulturor, integrimin euroatlantik të Kosovës dhe zhvillimet rajonale. Ata ndanë pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet rajonale dhe globale si dhe diskutuan mënyrat për të forcuar bashkëpunimin në çështje të interesit të përbashkët.
Ministrat shprehën përkushtimin e tyre për të ndërtuar lidhje më të forta mes dy vendeve dhe përkushtimin e për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë në adresimin e sfidave të përbashkëta dhe promovimin e interesave të ndërsjellta.