Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës ka hapur 30 pozita të reja pune në Korpusin diplomatik .
Si anëtar i Korpusit diplomatik, ju do të jeni përgjegjës për ta përfaqësuar vendin tonë në forumet ndërkombëtare, për të bërë negociata me qeveritë e huaja dhe për t’i promovuar interesat tona në vendet e tjera. Kandidatët e suksesshëm duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi, njohuri të thella të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe pasion për diplomacinë.
Mirëpresim aplikues nga fusha të ndryshme. I inkurajojmë gratë, minoritetet dhe individët nga komunitetet joshumicë të aplikojnë. Kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen një program- trajnimi rigoroz, para se të caktohen në postet e tyre.
Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e Korpusit tonë diplomatik dhe të kontribuoni në misionin e vendit tonë, ju lutemi vizitojeni faqen e internetit për të aplikuar,⁷ duke përcjellë këtë link: https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=1…
Afati i fundit për aplikim është: 6 maj 2023, 23:59, sipas kohës së Kosovës.
Më shumë informacione rreth pozitave të hapura mund t’i gjeni në linqet e mëposhtme:
Specialist të përgjithshëm të Shkencave Politike në gjuhët:
Spanjolle – 2 pozita – https://mfa-ks.net/…/Konkurs-per-poziten-Specialiste-te…
Portugeze – 1 pozitë – https://mfa-ks.net/…/Konkurs-per-poziten-Specialiste-te…
Italiane – 2 pozita – https://mfa-ks.net/…/Konkurs-per-poziten-Specialiste-te…
Greke – 1 pozitë – https://mfa-ks.net/…/Konkurs-per-poziten-Specialiste-te…
Frënge – 7 pozita – https://mfa-ks.net/…/Konkurs-per-poziten-Specialiste-te…
Arabe – 2 pozita – https://mfa-ks.net/…/Konkurs-per-poziten-Specialiste-te…
Angleze – 8 pozita – https://mfa-ks.net/…/Konkurs-per-poziten-Specialiste-te…
Gjermane – 7 pozita – https://mfa-ks.net/…/Konkurs-per-poziten-Specialiste-te…