Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ceremonia e prezantimit të bursistëve të Programit për Diplomaci Qytetare nga 14 shtete të botës.

Ndaje këtë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes për 23 bursistët nga mërgata të përzgjedhur në Programin për Diplomaci Qytetare.

Në këtë ceremoni morën pjesë Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendësministrja Liza Gashi, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, si edhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Ministrja Gërvalla iu uroi mirëseardhjen bursistëve dhe theksoi rëndësinë e programit, duke e cilësuar atë si shumë të suksesshëm. Ajo vuri në pah përvojën e fituar gjatë vitit të kaluar dhe rezultatet e sjella nga gjenerata e parë e bursistëve, të angazhuar në MPJD gjatë vitit 2022-2023, një pjesë prej të cilëve tashmë kanë vendosur të mbeten në Kosovë dhe të japin kontributin e tyre nëpër Institucione të ndryshme.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Zëvendësministrja Gashi tha se Programi për Diplomaci Qytetare, jo vetëm do t’i ofrojë këtë mundësi të angazhimit të profesionistëve të rinj nga diaspora, por njëherit synon të krijojë mundësi, që kuadrot tona në diasporë të përfshihen drejtpërdrejtë në institucionet e politikbërjes dhe vendimmarrjes në vendin e origjinës.

Gjatë kësaj ceremonie 23 bursistët, të cilët vijnë nga 14 shtete të ndryshme të botës, patën rastin që të prezantohen para të pranishmëve dhe të flasin për motivin dhe pritshmërinë e tyre për eksperiencën e cila i pret në Kosovë.

Për dallim nga gjenerata e parë, e cila ka qëndruar përgjatë gjashtë muajve në MPJD, bursistët e grupit të dytë të Programit të Diplomacisë Qytetare do të kenë mundësi që të japin kontributin e tyre për dhjetë muaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe ministri të ndryshme të linjës.

Lajmet e tjera

|