Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla merr pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Konsullatës së Nderit të Letonisë në Republikën e Kosovës

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, mori pjesë si e ftuar e nderit në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konsullatës së Nderit të Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës.

Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e hapjes së Konsullatës së Nderit të Letonisë në vendin tonë, duke vlerësuar në veçanti rolin e vazhdueshëm mbështetës të Letonisë në të gjitha proceset e shtet ndërtimit të Kosovës, ashtu si edhe aspiratave të integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Rritja e mëtejme e bashkëpunimit dypalësh në mes dy vendeve dhe në të gjitha fushat e interesit të përbashkët është synim i ynë i vazhdueshëm theksoi Ministrja Gërvalla.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konsullatës së Nderit, krahas shumë mysafirëve të ftuar ishin të pranishëm edhe Ambasadorja jorezidente e Letonisë, Elita Kuzma dhe Konsulli i Nderit i Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës Ardian Hoxha.

Lajmet e tjera

|