Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Diaspora, fokus i diskutimeve të zëvendësministres Gashi në Tiranë

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë ka zhvilluar takime të frytshme, fillimisht me zëvendësministret për Evropë dhe Punë të Jashtme znj. Megi Fino dhe znj. Artemis Malo, për të diskutuar mbi çështjet që ndërlidhen me diasporën, shkëmbimin e praktikave, mundësitë e bashkëpunimit në hapjen e qendrave kulturore, si dhe rolin e dy shteteve për të mbështetur interesat e qytetarëve tonë jashtë vendit.

Diskutime konkrete për diasporën, zëvendësministrja Gashi ka zhvilluar edhe me Drejtoren e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa me të cilën ka biseduar për tekstet mësimore në shkollat shqipe në diasporë, unifikimin e tyre si dhe mundësinë e krijimit të platformës dixhitale.

Zëvendësministrja Gashi është takuar edhe me Drejtoren e Agjencisë Kombëtare për Diasporë, znj. Sonila Hysi, me të cilën ka biseduar për një bashkëpunim ndërinstitucional mes dy vendeve, përfshirë angazhimin e zyrtarëve përgjegjës për diasporën dhe misionet diplomatike si dhe atyre nga qendrat kulturore me qëllim hartimin e projekteve të përbashkëta kulturore, fokusi i të cilave do të jetë diaspora shqiptare.

Lajmet e tjera

|