Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi: Angazhimi i diasporës shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Liza Gashi, sot ka marrë pjesë në inaugurimin e Shkollës Kombëtare të Kërkimit në TIK e cila është produkt i projektit PhD ICT EKS, që ka për synim zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të institucionit të arsimit të lartë në Kosovë përmes programeve të avancuara të doktoratës në TIK.

Zëvendësministrja Gashi në fjalën e saj ka përshëndetur këtë iniciativë të cilën e vlerësoi si shumë të rëndësishme për komunitetin akademik të Kosovës me ndikim të lartë në sistemin arsimor në vend. Ajo tha se krijimi i Programit PhD është një hap i rëndësishëm drejtë ndërtimit të një kulture të re dhe të qëndrueshme sa i përket projekteve kërkimore.

Zëvendësministrja Gashi ka folur konkretisht për rolin e diasporës, profesionalizmin dhe potencialin e saj në fushën e TIK-ut, të cilën tha ajo e shohim si mundësi për shkëmbim dhe bashkëpunim me profesionistët tanë në vend me qëllim të avancimit të kësaj fushe si dhe krijimit të lidhjes mes popullit dhe projekteve të ndryshme duke pozicionuar Kosovën si vendin lider në Ballkan sa i përket kësaj fushe. Znj. Gashi bëri të ditur se më 13 korrik të këtij viti do të organizohet konferenca për diasporën shkencore në fushën e TIK-ut si dhe ka përmendur si projekt shumë të rëndësishëm binjakëzimin e universiteteve të Kosovës me ato evropiane si një mundësi për të krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe shkëmbimi të njohurive dhe ekspertizave duke hapur rrugë të reja për inovacion.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, tha zëvendësministrja Gashi, ka për mision të krijoj dhe të mbështes iniciativa që kontribuojnë drejt një imazhi autentik të Kosovës. Znj. Gashi shprehu gatishmërinë e plotë për të mbështetur këtë iniciative e cila jo vetëm që do të kontribuojë për nivelin akademik, rritjen ekonomike të Kosovës dhe pozitën e saj në tregun rajonal dhe global por edhe në tërheqjen e diasporës për të qenë pjesë e projekteve të cilat e zhvillojnë më tej vendin tonë.

Lajmet e tjera

|