Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Fuqizimi i Diplomacisë Ekonomike, MPJD mblodhi në një takim grupimet e bizneseve në RKS

Ndaje këtë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Departamenti për Diplomaci Ekonomike ka mbledhur sot në një takim të gjithë aleatët e Diplomacisë Ekonomike në vend, përfshirë odat ekonomike, shoqatat, klubet dhe të tjera.

Qëllimi i takimit ishte thellimi dhe konkretizimi i bashkëpunimit mes të gjithë akterëve që lidhen me diplomacinë ekonomike me qellim te tërheqjes se sa me shume investitorëve te huaj,  rritjes se eksportit dhe zhvillimit te turizmit.

Elmaze Pireva, drejtoreshë e këtij Departamenti në MPJD ka shpalosur para të pranishmëve rolin dhe angazhimin e MPJD-së, për rëndësinë e madhe që është duke i kushtuar avancimit dhe zhvillimit të diplomacisë ekonomike. Gjithashtu foli per interesimin që ka MPJD për të diskutuar dhe konkretizuar mënyrat e bashkëpunimit me të gjithë grupimet e bizneseve në Republikën e Kosovës me qëllim që prodhimet vendore të arrijnë të promovohen në mënyrën më të duhur anekënd botës, përmes misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës.

Ndërsa Zef Dedaj nga KIESA (Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë), duke folur para pjesëmarrësve tha se bashkëpunimi i KIESA-së më MPJD në vitin e kaluar ka rezultuar si vit i shumë sukseseve, duke përmendur organizimin e 14 panaireve nëpër botë, nga ku 80 kompani vendore promovuan prodhimet dhe nënshkruan kontrata të reja më shumë kompani të huaja.

Përfaqësuesit e Odave Ekonomike u shprehen të lumtur që po krijohet hapësira e duhur dhe e nevojshme për rritje te bashkëpunimit me institucionet relevante  te cilat luajnë rol në nxitjen e investimeve , promovimin e prodhimeve vendore dhe zhvillimit te turizmit.

Në takim u bë e ditur gjithashtu se MPJD përmes USAID është duke punuar në  hartimin e një koncepti për diplomacinë ekonomike dhe komerciale, e pastaj  ky dokument më pas do të kthehet në një plan veprimi  i cili do te zbatohet në tre vjetet e ardhshme.

Lajmet e tjera

|