Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

JAVA E KULTURËS NË PORTUGALI

Ndaje këtë

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lisbonë u hap Java e Kulturës së Kosovës, me pjesëmarrje të delegacionit të Qeverisë të kryesuar nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe zëvëndësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Bërdyna-Maloku.

Java e Kulturës së Kosovës u hap me ekspozimin e veprave të 11 artistëve pamorë nga Kosova, lansimin e këndit të librave brenda ambasadës së Republikës së Kosovës në Lisbonë dhe promovimin e verërave të ndryshme, të prodhuara në Kosovë. Ky ngjarje synon fuqizimin e lidhjeve kulturore me shtetet mike si dhe promovimin e vlerave unike të Republikës sonë.

Gjatë ceremonisë së hapjes, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, iu ndau mirënjohje 17 pjesëtarëve të mërgatës për kontributin e tyre të vazhdueshëm dhe shumë të çmuar në promovimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor në diasporë dhe në organizimin e komunitetit shqiptar në Portugali.

Lajmet e tjera

|