Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Koncerti “Nga Bjeshkët” në Filharmoninë e Berlinit

Ndaje këtë

Nën tingujt e veçantë të muzikës së përzgjedhur nga vepra të periudhave të ndryshme solistike, përfshirë vepra të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë, grupi “Siparantum Choir” performoi para publikut gjerman dhe mërgatës tonë, në Filharmoninë e Berlinit në koncertin “Nga Bjeshkët e Kosovës”, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin në kuadër të shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë, i cili u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Siparantum Choir dhe Choralspace – International Academy for Choral Arts.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, theksoi rëndësinë që ka vënë Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj diplomacisë kulturore dhe fuqizimit të aktiviteteve të artistëve dhe talentëve të rinj.

“Performanca e jashtëzakonshme e grupit koral është vetëm një pjesë e vogël e asaj, çfarë ofron vendi, kultura dhe arti ynë. Andaj, të përkushtuar si asnjëherë më parë do të jemi të fokusuar ndaj fuqizimit të diplomacisë kulturore, ku gjatë këtij viti do të ketë një seri të aktivitete kulturore në kuadër të kalendarit kulturor” tha ambasadori Faruk Ajeti.

Grupi koral “Siparantum Choir“ është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, ku ka arritur të përfaqësojë Republikën e Kosovës në koncerte e festivale të ndryshme ku është shpërblyer me çmime të ndryshme prestigjioze.

Lajmet e tjera

|