Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

#KOSOVA15 – Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel ka organizuar pritje festive për zyartarët e shtetit pritës, korin diplomatik dhe organizatat ndërkombëtare

Ndaje këtë

Në kremtimin e përvjetorit të 15 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel ka organizuar pritje festive për zyartarët e shtetit pritës, korin diplomatik dhe organizatat ndërkombëtare, për të shënuar sukseset dhe arritjet e shtetit në vitet e Pavarësisë.

Mes shumë mysafirëve, pjesë e kremtimit për #Kosova15 ishin ambasadorë dhe personalitete të njohura të jetës politike në Belgjikë dhe Bashkimin Evropian, si dhe figura të rëndësishme nga NATO, ndërsa pritjen e madhështuan edhe prania e Ministrit të Mbriotjes, Armend Mehaj, dhe komandantit të FSK-së, Gjeneral-Lejtënant Bashkim Jasharit.

Në fjalën e tij në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri Mehaj numëroi sukseset e arritura në këto 15 vjet, dhe synimet për të ardhmen.

Ndërsa, ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, duke përshëndetur të pranishmit, ka theksuar se në 15-vjetorin e pavarësisë së saj, rruga euro-atlantike e Republikës së Kosovës është një synim që duhet arritur sa më parë.

Të pranishmit me një fjalë i përshëndeti edhe ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO, z. Astrit Zemaj, ndërsa në emër të Mbretërisë së Belgjikës folën drejtori për Evropë Lindore dhe Azi pranë Ministrisë së Jashtme belge, ambasadori Luc Libeaut, si dhe prefekti i Qytetit të Brukselit, Philippe Close, të cilët uruan Kosovën për 15 vjetorin e pavarësisë, dhe shprehën pëkrahje për synimet e Kosovës në integrim në BE dhe NATO.

Pritja u madhështua edhe më shumë nga interpretimet muzikore të artistes së njohur nga Mitrovica Rona Nishliu, me Kuartetin e saj.

Lajmet e tjera

|