Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Mbahen konsultimet politike mes MPJD-së së Kosovës dhe MPJ-së së Zvicrës

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretarja e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, znj. Livia Leu, të martën udhëhoqën konsultimet politike që u zhvilluan në Bernë midis delegacioneve të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve.

Përgjatë këtyre konsultimeve u vlerësua lartë bashkëpunimi aktual mes të dyja shteteve, kontributi që Zvicra ka dhënë për Republikën e Kosovës dhe kontributi i diasporës së madhe shqiptare në institucionet dhe shoqërinë zvicerane.

z. Ahmeti dhe znj. Leu diskutuan edhe mbi mundësitë e zgjerimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, drejtësisë dhe sigurisë.

Në rrafshin multilateral, zëvendësministri Ahmeti njoftoi delegacionin zviceran për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin aktual të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. 

Ai e falënderoi Zvicrën për votimin pozitiv në Këshillin e Evropës dhe ndihmën e përhershme që ajo ka dhënë në proceset e anëtarësimeve të Republikës së Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare e rajonale.

Përgjatë takimit u diskutua edhe mbi agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse në Ukrainë dhe për ndikimin që kjo luftë ka  mbi rajonin e Evropës Juglindore.

Lajmet e tjera

|