Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti takoi kryesuesin e Komitetit për Çështje Juridike dhe të Drejta të Njeriut në APKE Damien Cottier

Ndaje këtë

Përgjatë vizitës në Bernë, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, u prit në Parlamentin e Zvicrës nga kryesuesi i delegacionit zviceran në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), njëherë kryesues i Komitetit për Çështje Juridike dhe të Drejta të Njeriut në APKE, z. Damien Cottier.

Komiteti për Çështje Juridike është një nga tri Komitetet e APKE, të cilat do të përpilojnë raporte mbi situatën juridike, politike dhe të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës, në kuadër të procesit të anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.

Z. Ahmeti e njoftoi z. Cottier për zhvillimet e fundit në procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, reformat dhe përparimin e vendit në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Së bashku diskutuan mbi procedurat e ardhshme drejt anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç ‘rast z. Ahmeti shprehu gatishmërinë dhe përgatitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për t’iu përgjigjur kërkesave të raportuesve, përgjatë përpilimit të draft opinionit të APKE.

Lajmet e tjera

|