Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Mbahet webinari Kosovë-Izrael, diskutohet për mundësitë e investimeve

Ndaje këtë

Kosova dhe Izraeli kanë mbajtur webinari me temë: Prezantimi i ekonomisë së Kosovës dhe mundësitë për të investuar nga komuniteti biznesor i Izraelit.

 Webinari u realizua  falë angazhimit të madh të Ambasadores jorezidente të Izraelit znj. Tamara Ziv, si dhe  të ngarkuarës  me punë të Republikës së Kosovës në Izrael znj. Ines Demiri.

Mundësia e bërjes biznes dhe mundësitë qe i ofron Kosova në këtë webinar u prezantua nga Ministrja e MINT e Republikës së Kosovës, znj. Rozeta Hajdari, si dhe  nga u.d. drejtori i  KIES-as, z. Zef Dedaj.

Në qendër diskutimi ishin mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj, si dhe gjetja e fushave konkrete të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit.

Në kuadër të këtij webinari u prezantuan edhe storie suksesi nga investimet e jashtme në fushën e teknologjisë, prodhimeve dhe të tjerë sektorë.

Konkluzioni i përbashkët i përfaqësuesve të dy vendeve ishte se ka shumë hapësirë për të bashkëpunuar  dhe se dy shtete duhen thelluar bashkëpunimin përmes vizitave dhe takimeve të ndryshme që mundësojnë njohjen e mirëfilltë të bizneseve dhe do të konkretizojnë fushat e bashkëpunimit e investimit.

Për t’i dhënë shtytje  rritjes se bashkëpunimit  u kërkua që të vazhdohet me  dinamikë të shtuar diskutimi dhe nënshkrimi i: Marrëveshjes për eliminimin e tatimeve të dyfishta,  si dhe Marrëveshjes për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve.

Lajmet e tjera

|