Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e përkushtuar për angazhimin e të rinjve nga Diaspora

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, bashkë me zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Edona Maloku – Bërdyna, dhe drejtorin ekzekutiv nga Teach For Kosova, z. Egzon Gashi, kanë nënshkruar një zotim bashkëpunimi, me qëllim të rekrutimit dhe angazhimit të një force kolektive të udhëheqësve nga Kosova dhe Diaspora, të cilët do të kontribuojnë në arsimin parauniversitar të Kosovës.

Ky zotim bashkëpunimi ka për qëllim rekrutimin e kandidatëve në përputhje me nevojat dhe mungesat e kuadrove në drejtoritë komunale të arsimit. Pjesë e rekrutimit do të jenë të rinj të diplomuar me arritje të larta akademike, individë të përkushtuar, si dhe kompetentë për të dhënë mësim për një periudhë dyvjeçare. Po ashtu, qëllimi i këtij zotimi është të lehtësojë dhe të zbatojë rekrutimin e “Fellows” të Teach For Kosova edhe nga diaspora.

Zëvendësministrja Gashi e ka vlerësuar hap shumë të rëndësishëm nënshkrimin e këtij zotim bashkëpunimi, përmes të cilit synohet shtimi i kapaciteteve të të rinjve të kualifikuar dhe profesionistë, duke përfshirë ata nga diaspora. Ajo tha se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë urë lidhëse ndërmjet Teach For Kosova dhe ambasadave jashtë vendit për komunikim me diasporën, të cilat do të kenë aktivitete të shtuara, me qëllim të informimit të të rinjve për “Fellowship”. Njëherësh ftohen sa më shumë të rinj të kualifikuar, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në Republikën e Kosovës, të bëhen pjesë e këtij programi, që synon të krijojë një ambient edukativ-arsimor sa më gjithëpërfshirës dhe cilësor.

Ky zotim bashkëpunimi, i nënshkruar ndërmjet MPJD-së, MASHT-it dhe TFK-së, do të konkretizohet me Memorandum të Mirëkuptimit, përmes të cilit do të përcaktohen hapat, detyrat dhe kontributi i secilës palë, në mënyrë që të ketë një implementim sa më të suksesshëm të objektivave të këtij bashkëpunimi.

Lajmet e tjera

|