Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla merr pjesë në “Forumin Ndërkombëtar të Dakarit për Paqe dhe Siguri në Afrikë”

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla, mori pjesë në hapjen solemne dhe panelin e nivelit të lartë në Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, i cili po mbahet në Senegal.

Panelistët e parë ishin presidenti Senegalez, Macky Sall, presidenti i Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, kryeministri i Guinea-Bissaut, Geraldo João Martins dhe ministri i deleguar në Ministrinë e Jashtme të Japonisë, Iwao Horii.

Në këtë panel u diskutua rreth sfidave të sigurisë dhe stabilitetin institucional në Afrikë dhe më gjerë.

Në margjina të këtij forumi, ministrja Gërvalla takoi kryeministrin e Republikës së Guinea-Bisaut, z. Geraldo João Martins, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes të dy vendeve.

Takime në kuadër të forumit u zhvilluan edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gabonit, z. Regis Onanga M Ndiaye, Ministrin e Mbrojtjes të Gambias, Seringe Modou Nji dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të ndryshme afrikane.

Ministrja Gërvalla është dakorduar për thellim dhe konkretizim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të dyanshëm.

Lajmet e tjera

|