Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla vazhdon takimet dypalëshe në margjina të Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri në Senegal

Ndaje këtë

Në ditën e dytë të qëndrimit në Senegal dhe pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, i cili po mbahet në Dakar, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka vazhduar takimet dypalëshe me përfaqësues nga shtete të ndryshme.

Ministrja Gërvalla në margjina të këtij Forumi takoi delegacionin e Bregut të Fildishtë, të kryesuar nga Ministri i Deleguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bregut të Fildishtë, z. Wautabauna OUATTARA, Zëvendës ndihmësadministratorin e USAID-it për Parandalimin dhe Stabilizimin e Konflikteve, z. Neilesh Shelat, dhe pjesëmarrës të tjerë të Forumit.

Thellimi i bashkëpunimit të dyanshëm dhe konkretizimi i tij përmes programeve të veçanta dhe në fusha të interesit të dyanshëm ishin temat kryesore ku u përqendrua biseda në kuadër të takimeve të ndara.

Ministrja Gërvalla mori pjesë edhe në konferencën përmbyllëse të Forumit për media, së bashku me Ministrin e Jashtëm të Senegalit, z. Ismaïla Maidor Fall dhe Ministrin e Jashtëm të Kepit të Gjelbër/Cabo Verdes, z. Rui Alberto De Figueiredo Soares, ku ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me kontinentin afrikan në përgjithësi dhe bashkëpunimin me Republikën e Senegalit në veçanti.

Lajmet e tjera

|