Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në takim me Komisionin për Punë të Jashtme në Senatin italian

Ndaje këtë

Bashkëpunimi në politikën e jashtme mes Republikës së Kosovës dhe Italisë, mbështetja për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ishin temat kyçe në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, pati me Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Siguri në Senatin Italian, znj. Stefania Craxi dhe anëtarë të tjerë të komisionit.

Ministrja Gërvalla para deputetëve italianë prezantoi të arriturat e Kosovës në avancimin e demokracisë, sundimin e ligjit, ekonomi, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve jo-shumicë, fuqizimin e pozitës së gruas, tolerancën ndër-fetare etj.

Bashkëpunimi ndërshtetëror në çështjet dhe sfidat e përbashkëta që kemi, roli i diasporës në zhvillimin ekonomik dhe investimet strategjike, ishin ndër çështjet e tjera që u diskutuan në takimin e Ministres Gërvalla me Kryetaren e Komisionit, znj. Stefania Craxi dhe anëtarët e këtij komisioni.

Lajmet e tjera

|