Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon kryetarin e Komisionit për Politika të Bashkimit Evropian në Itali, në fokus bashkëpunimi për integrim BE

Ndaje këtë

Në vazhdën e takimeve në Romë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, është pritur në takim pune nga Kryetari i Komisionit për Politika të Bashkimit Evropian në Senatin italian, z. Giulio Terzi di Sant’Agata dhe deputetë të këtij komisioni.

Progresi i arritur në demokraci, sundim të ligjit, qeverisje të mirë, rritje ekonomike dhe në proceset integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës ishin temat kyçe të këtij takimi.

Ministrja Gërvalla falënderoi kryetarin Terzi dhe deputetët Italianë për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës dhe shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e lidhjeve miqësore mes dy shteteve tona, në ekonomi, kulturë, arsim dhe fusha tjera me interes të përbashkët.

Lajmet e tjera

|