Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla-Schwarz me homologun austriak bisedoi për përcaktimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz është pritur në takim në Vjenë, nga ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Alexander Schallenberg. Në takim u bisedua për bashkëpunim tradicional, miqësor të bazuar në besim të ndërsjellët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Austrisë, ku po qëndron me ftesë të homologut austriak, nënvizoi se Austria meriton respekt dhe falënderim të veçantë për mbështetjen e dhënë ndaj shtetit të Kosovës.

Në takim ministrja Gërvalla-Schwarz potencoi se Republika e Kosovës është vendi më proevropian dhe më properëndimor në Ballkan, ku mbi 90 për qind e qytetarëve janë deklaruar në mbështetje të anëtarësimit në BE.
Kosova, theksoi në takim ministrja Gërvalla-Schwarz ka ndërmarrë hapa të shpejtë për ta çuar vendin tonë edhe më shpejt drejt BE-së.

Am 11.10.2022 traf Außenminister Alexander Schallenberg seine kosovarische Amtskollegin Donika Gervalla-Schwarz in Wien.

“Ne jemi evropianë të vërtetë, kjo është ADN-ja jonë politike. Ne punojmë shumë për një shtet të vërtetë të së drejtës. Me këmbëngulje ndjekim strategjinë tonë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, tha mes tjerash ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në takim me homologun austriak Schallenberg.
Pjesë e bisedës në takim ishte edhe gjendja e sigurisë në rajon dhe Evropës pas sulmit të Federatës Ruse kundër Ukrainës. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës pohoi se Rusia jo vetëm që po kryen agresion dhe gjenocid në Ukrainë por po shndërrohet në një kërcënim gjithnjë e në rritje jo vetëm për shtetet baltike, por edhe për Ballkanin.

“Për vite të tëra, Putini dhe satelitët e tij kanë qenë të koordinuar ngushtë, duke u bërë gjithnjë e më militantë dhe agresivë, duke përfshirë edhe Evropën Juglindore”, tha në takim ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sipas ministres Donika Gërvalla-Schwarz është e rëndësishme “për ne si perëndim që të dërgojmë sinjale të qarta për të parandaluar sulmet hibride apo edhe sulmet e natyrave të tjera.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në takim me z. Schallenberg foli edhe për mërgatën kosovare që vepron dhe jeton në Austri, ku dhjetëra familje po kontribuojnë në përparimin ekonomik dhe social të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë.

“Ata janë ambasadorë të vyer edhe të Kosovës dhe forcojnë miqësinë mes vendeve tona në të gjitha nivelet”, theksoi ministrja Gërvalla-Schwarz. Ministrja në takim foli edhe për sukseset ekonomike dhe reformat në Republikën e Kosovës, ku investimet janë më pak burokratike dhe më tërheqëse për investitorët e huaj. Ministrja Gërvalla-Schwarz theksoi se MPJD angazhohet gjithashtu edhe rreth bashkëpunimit të jashtëm ekonomik dhe shkëmbimeve kulturore-artistike ku artistë të mëdhenj nga Republika e Kosovës po tregojnë sukses në skenat e mëdha të botës, siç është ajo e Vjenës në Austri.

Lajmet e tjera

|