Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takoi kryetarin e Parlamentit të Kroacisë Gordan Jandrokovic

Ndaje këtë

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u takua me Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë “Sabor”, z. Gordan Jandrokovic.

Në këtë takim u theksua fakti që Kroacia dhe Kosova, si dy shtete që ndajnë një miqësi të hershme dhe një traditë të shenjtë të luftës për liri, pavarësi dhe demokraci, janë dëshmuar të palëkundura në orientimin e tyre perëndimor.

Ministrja Gërvalla falënderoi kryetarin Jandroković për mbështetjen e fuqishme që i gjithë spektri politik kroat i jep Republikës së Kosovës dhe rrugës së saj drejt integrimeve euroatlantike, si dhe për ndihmën e çmuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Takime dhe biseda të frytshme u mbajtën në Parlamentin e Republikës së Kroacisë edhe me deputetë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare.

Me z. Domagoj Hajdukoviç, Kryetar i Komitetit për Çështje Evropiane në Parlamentin kroat, u bisedua në detaj rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me znj. Zdravka Bushiç, anëtare e Komitetit për Punë të Jashtme, temë kryesore ishte forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe situata në rajon dhe Evropë.

Ministrja Gërvalla falënderoi në mënyrë të veçantë znj. Ermina Lekaj Perlaskaj, deputete e Parlamentit kroat, për kontributin e saj të pakrahasueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Kroacisë. Me z. Ante Baçiç, kryetar i grupit ndërparlamentar miqësor Kroaci-Kosovë, u diskutuan ndër të tjera edhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy parlamenteve.

Lajmet e tjera

|