Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon ambasadorët jo rezident të Malajzisë dhe Lituanisë

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadorin jo rezident të Malajzisë në Kosovë, z. Zahid Rastam si dhe atë të Lituanisë, z. Eduardas Borisovas, me të cilët bashkëbisedoi rreth marrëdhënieve diplomatike dhe rritjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e përvojave inovative në qeverisje dhe zhvillim ekonomik.

Gjatë takimeve të ndara me dy ambasadorët Ministrja Gërvalla foli rreth progresit të Republikës së Kosovës në shumë fusha duke përfshirë sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e sovranitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Me ambasadorin lituanez, Ministrja Gërvalla foli edhe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë duke shprehur nevojën e domosdoshme të koordinimit ndërshtetëror në ndërmarrjen e masave preventive në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Thellimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe zhvillimeve teknologjike ishte pjesë e rëndësishme e diskutimit në takimin me ambasadorin nga Malajzia.

Lajmet e tjera

|