Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti, fillon vizitën zyrtare në Mbretërinë e Tajlandës, ku u prit në takim nga homologu i tij z. Sihasak Phuangketkeow

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, fillon vizitën zyrtare në Mbretërinë e Tajlandës, ku u prit në takim nga homologu i tij z.Sihasak Phuangketkeow

Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, koordinimin multilateral dhe zhvillimet aktuale në të dyja vendet dhe rajonet përkatëse.

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral u diskutua për përfundimin e një sërë marrëveshjesh, me theks në sektorët e kulturës dhe ekonomisë.

rrafshin e koordinimit multilateral, u diskutua me palën tajlandeze për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si domosdoshmëri për ushtrim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe u kërkua përkrahja Tajlandës.

Zëvendësministri Ahmeti falenderoi zëvendësministrin Phuangketkeow për mbështetjen e vazhdueshme të Tajlandës për Kosovën.

Lajmet e tjera

|