Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon homologen nga Bullgaria, në fokus koordinimi në proceset euroatlantike

Ndaje këtë

Me urimin për qytetarët e Kosovës me rastin e 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka nisur takimi mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, znj. Mariya Gabriel.

Në rrafshin e marrëdhënieve të fuqishme bilaterale mes dy shteteve, Ministrja Gërvalla dhe homologia e saj Gabriel diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë shkëmbimet tregtare, zhvillimin e bujqësisë si dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në mekanizmat euroatlantik.

Situata në Ballkanin Perëndimor dhe nevoja e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon ishte gjithashtu pjesë e rëndësishme e diskutimit në takimin dy palësh.

Lajmet e tjera

|