Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Marrëdhëniet e fuqishme bilaterale në fokus të takimit mes Ministres Gërvalla dhe të Dërguarit Special Sir Stuart Peach

Ndaje këtë

Në takimin mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla dhe të Dërguarit Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z. Lord Stuart Peach, vend të veçantë zunë marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, partneriteti mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, mbështetja e parezervë ndaj Kosovës në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe bashkëpunimi në fushat e shumta me interes të përbashkët.

Gjatë këtij takimi, Ministrja Gërvalla falënderoi Lordin Peach për qëndrimin konsistent të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të qëndrimeve dhe interesave të drejta të Kosovës dhe proceseve nëpër të cilat po kalon shtetin ynë, duke përshëndetur një prani më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor.

Lordi Peach i uroi Ministres Gërvalla dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Lajmet e tjera

|