Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon kryetarin e grupit të deputetëve gjermanë në Këshillin e Evropës dhe deputetë të Partisë Liberale Gjermane (FDP)

Ndaje këtë

Mbështetja e Gjermanisë dhe bashkërendimi i veprimeve në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ishin temat në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla pati me kryetarin e grupit të deputetëve gjermanë në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe.

Ministrja Gërvalla takoi edhe dy deputetë të Partisë Liberale Gjermane (FDP) në Bundestagun gjerman, Ulrich Lechte dhe Thomas Hacker, me të cilët u diskutuan proceset politike dhe siguria në Kosovë dhe rajon, bashkërendimi dhe mbështetja e Kosovës në rrugën e anëtarësimit të saj në BE, NATO dhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.

Gjatë këtyre takime të ndara, Ministrja Gërvalla i njoftoi deputetët e Bundestagut me të arriturat mbresëlënëse të Kosovës në ekonomi, demokraci, sundim të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Lajmet e tjera

|