Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, temë kyçe thellimi i bashkëpunimit me Gjermaninë

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka takuar sot kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, së bashku me anëtarë të tjerë të komisionit. Biseda u zhvillua rreth marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë si dhe koordinimin për të ardhmen dhe proceset nepër të cilat po kalon Kosova.

Ministrja Gërvalla e njoftoi Kryetarin Roth për zhvillimet politike në Kosovë, progresin e arritur në sundim të ligjit, zhvillim të demokracisë dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkan, me theks të veçantë për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe nevojën e ndermarrjes së sanksioneve kundër saj.

Bashkëpunimi në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare ishte temë tjetër e rëndësishme e takimit me kryetarin Roth dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë.

Në fund të takimit Ministrja Gërvalla falënderoi Kryetarin Roth personalisht, por edhe komisionin e drejtuar prej tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe përpjekjet e pandalura për gjetjen e rrugës së duhur për zgjidhjen e sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Lajmet e tjera

|