Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

MPJD dhe USAID Kosovo Compete Activity nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Ndaje këtë

Me datën 26 tetor, 2022 MPJD dhe USAID Kosovo Compete Activity nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për të përmirësuar diplomacinë ekonomike dhe komerciale të Republikës së Kosovës.

Përmes këtij bashkëpunimi synohet të krijohen lehtësira për promovim dhe përkrahje të prodhuesve vendor, me qëllim të rritjes së eksportit, si dhe nxitje të investimeve të huaja, me qëllim rritjen e punësimit në Kosovë.

Bashkëpunimi në mes MPJD-së dhe USAID Kosovo Compete Activity fokusohet në ngritjen e kapaciteve të korpusit diplomatik të Republikës së Kosovës në diplomacinë ekonomike dhe komerciale si dhe përafrimin e diplomatëve tanë me sektorët dhe prodhuesit që kanë përparësi konkurruese për tregjet e huaja. Aspekt i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje është edhe promovimi i produkteve vendore në ambasadat dhe konsulatat e Republikës së Kosovës përmes krijimit të këndeve “Made in Kosova – MIK”.

Në të njejtën kohë, bashkëpunimi i MPJD-së dhe USAID Kosovo Compete Activty fokusohet në bashkë-organizimin e ngjarje promovuese dhe forumeve investuese në mënyrë që tregu i Kosovës të shihet si një vend atraktiv për investime të huaja direkte.

Lajmet e tjera

|