Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Prezantohen 10 kandidatët e parë të Programit për Diplomaci Qytetare

Ndaje këtë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës sot ka organizuar ceremoninë e lansimit të Programit “Diplomacia Qytetare”, pjesë e së cilës ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendësministrja znj. Liza Gashi, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, shoqërisë civile si dhe bursistët e këtij programi.

Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të diplomacisë publike, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Programit për Diplomaci Qytetare fillon realizimin e aktiviteteve të koordinuara të diplomacisë qytetare, me qëllim të zbatimit të një politike gjithëpërfshirëse për të përfaqësuar vendin, historinë, vlerat dhe interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri i Republikës së Kosovës në fjalën e tij para të pranishmëve e ka vlerësuar si hap shumë të rëndësishëm lansimin e këtij programi. Ai i ka falënderuar bursistët e përzgjedhur për vullnetin e tyre për të kontribuar në institucionet e vendit, përkatësisht në zhvillimin e diplomacisë shtetërore dhe theksoj që kontributi i mërgatës ka qenë pjesë kyçe në zhvillimin e Kosovës ndër vite, si në aspektin ekonomik, shoqëror e edhe atë politik.

“Diaspora ka qenë në rolin e diplomatëve më të mëdhenj, edhe pse në rolin e qytetarëve. Tani kemi qytetarë të rijnë të përzgjedhur nga shtete të ndryshme të botës të cilët do të kontribuojnë në institucionet tona dhe do të krijojnë lidhje të qëndrueshme me Kosovën”, tha kryeministri Kurti.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz tha se ky program është tentimi ynë i parë për të institucionalizuar diplomacinë qytetare, e cila po fillon me gjeneratën e parë të të rinjve nga diaspora të cilët me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre do t’i ofrojnë një shtytje krejtësisht tjetër diplomacisë publike dhe asaj qytetare në Republikën e Kosovës. Ministrja Gërvalla-Schwarz theksoi se kjo dhjetëshe do të jetë motivuese për shumë të rijnë të kualifikuar dhe profesionist që në të ardhmen të jenë pjesë e institucioneve të vendit, për të avancuar proceset e rëndësishme të shtet-ndërtimit.

Gjatë prezantimit të Programit për Diplomaci Qytetare, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi tha se ky është programi i parë që ka për qëllim të krijoj mundësi për të rinjtë nga diaspora nga të cilët pritet angazhim dhe kontribut direkt, duke sjellë përvojën dhe praktikat më të mira të vendeve prej nga vijnë. Angazhimi i sa më shumë kapaciteteve profesionale nga vendi dhe diaspora vlerësohet si mundësi e mirë për krijimin e rrjeteve dhe lidhjeve të reja, përkatësisht me shtetet prej nga vijnë këta bursistë.

Në këtë ceremoni u bë edhe prezantimi i gjeneratës së parë të Programit për Diplomaci Qytetare, program i cili do të përfshijë një rrjet më të gjerë të të rinjve profesionist nga diaspora në institucionet e Republikës së Kosovës në vitet në vazhdim.

Lajmet e tjera

|