Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Në Berlin u shënua15 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Ndaje këtë

Në një atmosferë kremte, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka organizuar pritje zyrtare me rastin e shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me të ftuar të shumtë nga institucionet vendore, përfaqësues të korit diplomatik si dhe bashkëkombës.

Para të pranishmëve, Ambasadori Ajeti vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe historike ndërmjet dy shteteve në këtë 15 vjetor të shtetësisë dhe të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rolin e mërgatës si urë lidhëse mes dy shteteve. Ajeti nënvizoi kontributin dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë ndaj Kosovës, e cila sot është etabluar si storie suksesi të përbashkët në arenën ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës së Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla-Schwarz foli për të arriturat e Kosovës në këto 15 vite të shtetësisë së Kosovës, duke vënë në pah orientimin strategjik dhe euro-atlantik të Kosovës, si dhe rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës si aset i përbashkët dhe si vlerë e çmuar në thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Në emër të Qeverisë Gjermane foli Mattias Lüttenberg, i cili rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën dhe progresin e arritur ndër vite. Ndërsa, Mike Schubert, Kryetar i qytetit të Potsdamit, pasqyroi përvojën e tij gjatë misionit paqeruajtës në Kosovë në kuadër të KFOR-it, si dhe lidhjen e tij me Kosovën dhe qytetarët e saj.

Këngëtarja Agona Shporta dhe kitaristja Tringa Sadiku pasuruan mbrëmjen me performancën e tyre.

Lajmet e tjera

|