Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Në Jerusalem u organizua një pritje festive në nder të 15 vjetorit të Pavarësisë

Ndaje këtë

Në nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Jerusalem u organizua një pritje festive, ku ishin të ftuar personalitete të trupit diplomatik të akredituar në shtetin e Izraelit, përfaqësues të institucioneve dhe politikës izraelite, bashkëkombës si dhe miq të tjerë izraelitë.

Në përshëndetjen e saj, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës n Jerusalem, znj. Ines Demiri theksoi rëndësinë e kësaj ditë të veçantë për qytetarët e Kosovës që njëherit përkon me dy vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Ndër të tjera, edhe si mbesë hebreje, znj. Demiri para të pranishmëve theksoi se askush nuk mund ta kuptojë Kosovën më mirë se Izraeli, ndjenjat dhe sfidat e ndërtimit të një shteti modern, demokratik e të lulëzuar nga fillimi.

Znj.Demiri theksoi se edhe për sa u përket zhvillimeve të fundit në skenën botërore, Republika e Kosovës me veprime dhe gjeste konkrete solidariteti ka dëshmuar se ka qenë, është sot dhe do të jetë gjithmonë një shtet dhe shoqëri pro-perëndimore.

“Së bashku me partnerët dhe aleatë ndërkombëtarë, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të konsoliduar më tej demokracinë tone dhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara” tha Demiri.

Ministrja për Diplomaci Publike, znj. Galit Distel-Atbaryan dhe nënkryetarja e Komunës së Jerusalemit znj. Fleur Hassan-Nahoum përgëzuan Republikën e Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë dhe njëkohësisht për dy-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, si dhe theksuan se e mirëpresin thellimit e mëtejme të raporteve mes dy shteteve.

Këtë mbrëmje e bënë edhe më të këndshme tingujt e muzikës përmes veprave të sjella mjeshtërisht nga pianistja e njohur kosovare, Prof. Artemida Qarri.

Lajmet e tjera

|