Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Parlamenti Evropian miratoi me konsensus liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës

Ndaje këtë

Parlamenti Evropian gjatë seancës së rregullt plenare miratoi me konsensus liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Me këtë hap përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave i cili nënkupton se shtetasit me pasaporta biometrike kosovare mund të udhëtojnë dhe qëndrojnë në shtetet e Zonës Schengen më së largu nga 1 janari 2024.

Me këtë rast, një delegacion i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj.Donika Gërvalla-Schwarz, së bashku me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme z.Kreshnik Ahmeti, ambasadorin Agron Bajrami, ambasadorin Lulzim Hiseni dhe zyrtarët tjerë përcjellës, ndoqën nga afër punimet e kësaj seance kur u mor ky vendim i rëndësishëm për shtetin.

Aty, ministrja shfrytëzoi rastin të takojë një numër eurodeputetësh të cilët i falënderoi shumë për kontributin e tyre në përmbylljen e këtij procesi.

Pas miratimit, ministrja gjithashtu organizoi një pritje rasti për eurodeputetët, ku morën pjesë përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare prezente në Parlamentin Evropian.

Lajmet e tjera

|