Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z.Kreshnik Ahmeti, të enjten e filloi vizitën e tij zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me takimin që zhvilloi me Zëvendësministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj.Megi Fino.
z.Ahmeti dhe znj.Fino diskutuan mbi zhvillimet e fundit në të dyja vendet dhe në rajon.
Zëvendësministri Ahmeti, e njoftoi homologen e tij mbi përparimet e Republikës së Kosovës në indekset e demokracisë, drejtësisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë.
Biseda u fokusua mbi nevojën e koordinimit dhe vazhdimin e bashkëpunimit konkret në organizatat multilaterale dhe në raportet e të dyja shteteve me vendet e treta.
Në shërbim të kësaj, zëvendësministrat u pajtuan për funksionalizimin e Grupit Ndërministror për Përfaqësim të Bashkërenduar në Arenën Ndërkombëtare dhe të ngritjes së Këshillit të Përbashkët për Planifikim Strategjik mes të dy Ministrive.
- 23/03/2023
Zëvendësministri Ahmeti po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri
- Tags