Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi u takua me përfaqësuesit e bizneseve të shoqatës AEMinho në qytetin e Bragës

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, e shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Portugali, z.Ylber Kryeziu, në qytetin e Bragës zhvilluan një bashkëbisedim me përfaqësuesit e bizneseve të shoqatës AEMinho në qytetin e Bragës. Qëllimi i takimit ishte prezentimi i potencialit për investime dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Portugalisë.

Zëvendësministrja Gashi bëri një prezantim para të pranishmëve rreth potencialit ekonomik të Kosovës, duke theksuar mundësitë e mëdha për të investuar në sektoret prioritare në fushat e bashkëpunimit ekonomik me Portugalinë në përgjithësi, por edhe me bizneset e Bragës në veçanti.

Presidenti i Asociacionit të Biznesit AEMinho, z.Ricardo Costa si dhe përfaqësuesit tjerë të Shoqatës shprehën entuziazmin e tyre për bashkëpunimin e mundshëm me Kosovën, duke vënë në dukje potencialin e fortë për sipërmarrje biznesi me përfitim të ndërsjellë.

Takimi në mes të përfaqësuesve të shoqatës AEMinho dhe zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi ishte një mundësi e rëndësishme për të diskutuar mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë. Prezantimi i vendit nga znj. Gashi u prit jashtëzakonisht mirë nga të pranishmit, të cilët shprehën interesin e tyre për të eksploruar mundësi të mëtejshme për bashkëpunim.

Lajmet e tjera

|