Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti, u prit në takim nga znj. Victoria Billing

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jastme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, z.Ilir Kapiti, u prit në takim nga znj. Victoria Billing, Drejtore për Evropë në FCDO (Foreign, Commonwealth and Development Office).

Temat kryesore të takimit ishin bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu, zëvendësministri Ahmeti vuri në pah veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë në rajon dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Zëvendësministri Ahmeti, falenderoi znj.Billing për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe vlerësoi lartë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Takimi me Drejtoren Billing i paraprinë mbledhjes së dytë të Këshillit të Partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, i cili do të mbahet nesër në Londër.

Lajmet e tjera

|