Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, u takua me Ministrin e Kulturës të Mbretërisë së Tajlandës, z.Sermsak Pongpanit

Ndaje këtë

Gjatë takimit u bisedua mbi raportet e shkëlqyeshme kulturore mes dy vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

Zëvendësministri Ahmeti, përgëzoi Tajlandën për ushtrimin me sukses të diplomacisë publike.

Poashtu, tha se aktivitetet kulturore të shumta dhe marrëveshja bilaterale në proces në këtë drejtim, ngërthen të gjitha elementet e përparimit të bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve.

Në fund, Zëvendësministri Ahmeti falenderoi Ministrin Pongpanit për mbështetjen dhe e ftoi atë për një vizitë në Kosovë, me ç’rast mund të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Bashkëpunim Kulturor.

Lajmet e tjera

|