Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi: Çekia, një partner i rëndësishëm për Kosovën

Ndaje këtë

Në kuadër të vizitës së punës në Çeki, zëvendësministrja Liza Gashi, e shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, Sh.S. Albesjana Iberhysaj Kapitaj, në margjina të konferencës ndërkombëtare ministrore për lirinë e fesë dhe të besimit që po mbahet në Pragë, ka zhvilluar takime të veçanta me përfaqësues të institucioneve çeke.

Zëvendësministrja Gashi, në takim me homologun e saj, z. Jan Marian, ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, si dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët. Ajo falënderoi Republikën e Çekisë për mbështetjen e vazhdueshme në proceset e ndërlidhura me integrimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, në takimin me të dërguarin e posaçëm për çekët që jetojnë jashtë vendit, z. Jari Kratky, zëvendësministrja Gashi është njoftuar për politikat e institucionit lidhur me adresimin, menaxhimin e problemeve dhe sfidave që dalin nga bashkëpunimi me diasporën e tyre dhe zhvillimin e politikave efektive për angazhimin e diasporës. U theksua rëndësia e ndarjes së përvojave, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e diasporës dhe programeve edukative dhe kulturore.

Po ashtu, zëvendësministrja Gashi ka zhvilluar një takim me drejtorin ekzekutiv nga Shoqata për Investime të Huaja, z. Ondrej Votruba, ku fokusi kryesor i diskutimeve ishin investimet që lidhen me infrastrukturën, energjinë dhe turizmin. Z. Votruba u njoftua për mjedisin e favorshëm që Kosova ofron për investitorët e huaj dhe për potencialin ekonomik e zhvillimor që ka vendi ynë.

Lajmet e tjera

|