Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi pjesëmarrëse në hapjen solemne të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Liza Gashi ka marrë pjesë në hapjen solemne të edicionit të 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar. Ky edicion i festivalit do të zhvillohet nga data 13 deri më 19 korrik 2022 në qytetin e Pejës.

Festivali do të vazhdojë të promovojë aktivitete kulturore si dhe filmin e animuar. Programi njëjavor i festivalit përbëhet nga shfaqje filmash në programe konkurruese, shfaqje të filmave artistikë, programe speciale, masterklasa, prezantime nga regjisorë ndërkombëtarë, punëtori për animacion, shfaqje artistike,  dhe panele të diskutimesh lidhur me temën e festivalit. Tema e këtij edicioni është Bestytnitë dhe do të promovohet artistikisht përmes trailerit, identiteti kryesor vizual i festivalit, dhe materialeve të tjera promovuese vizuale dhe aktiviteteve të tjera interaktive.

Organizatorët e festivalit kanë kujtuar faktin se këtë vit “Anibar”, është solidarizuar me Ukrainën në mënyrë artistike duke shfaqur një program të filmave të animuar nga Ukraina e paraluftës, i kuruar nga Anastasiya Verlinska, drejtoreshë e Festivalit të animacionit në Ukrainë – “Linoleum”. Ky edicion i  Festivalit të filmit të animuar do të sjellë 233 filma gjithsej, 177 prej tyre janë pjesë e shtatë kategorive garuese në kuadër të Festivalit. 


 

Lajmet e tjera

|