Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi priti në takim deputeten britanike Fiona Bruce

Ndaje këtë

Zëvendësministrja Gashi priti në takim të dërguarën speciale të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Lirinë e Fesë ose Besimit dhe njëherit nënkryetaren e Aleancës Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit, deputeten britanike Fiona Bruce.

Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i mundësive të thellimit të partneriteteve që fuqizojnë Kosovën në promovimin e vlerave të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare, vlera këto ekzistente në shoqërinë tonë.

Zëvendësministrja Gashi dhe deputetja Bruce disktuan për mundësitë e fuqizimit të mëtejmë të raporteve institucionale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe intensifikimit të bashkëpunimit në kuadër të aktiviteteve në Aleancën Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit, pjesë e së cilës është Kosova, si anëtare e rregullt.

Në fund të takimit, zëvendësministrja Gashi e falënderoi deputeten britanike për rolin konstruktiv dhe përkrahjen e pa rezervë që Mbretëria e Bashkuar ka ofruar dhe vazhdon ta ofroj për Kosovën.

Lajmet e tjera

|