Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në takim me homologen nga Kanada, shpreh mirënjohjen për partneritet të fuqishëm mes dy shteteve

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, duke vlerësuar lartë partneritetin e fuqishëm në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe mbështetjen e madhe që Kanada i ka dhënë Republikës së Kosovës në rindërtim dhe zhvillim të vendit.

Takimi mes Ministres Gërvalla dhe Ministres Joly u zhvillua nën diskutimet e rëndësishme që synim kanë thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në rrugën integruese euroatlantike ku shteti i Kanadasë ka rol të rëndësishëm dhe mbështetë Kosovën në aspiratat e saj.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e njoftoi homologen e saj mbi veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën imediate të ndërmarrjes së veprimeve në ruajtjen e paqes në rajon.

Lajmet e tjera

|