Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi: Të fokusuar në thellim të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve Kosovë – Bavari

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, gjatë vizitës zyrtare në Bavari, ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të institucioneve bavareze si dhe me bashkatdhetarët tanë të cilët janë të angazhuar në fusha dhe profesione të ndryshme.

Zëvendësministrja Gashi, në Bavari u prit në takim nga ministri i Punëve të Brendshme, z. Joachim Herrmann dhe ministrja Shtetërore për Çështjet e Evropiane dhe Internacionale, znj. Melanie Huml.

Znj. Gashi me dy ministrat ka diskutuar për thellim të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Bavarisë, mundësinë e organizimit të forumit ekonomik në mes të dy vendeve dhe bashkëpunimit në fusha të tjera, si dhe pozitën dhe sfidat e komunitetit shqiptar në Bavari.

Pjesë e agjendës së zëvendësministres Gashi, ishin edhe studentët shqiptar në Bavari me të cilët ka biseduar për angazhimet e tyre, fushën e studimeve, integrimin e tyre në Bavari dhe sfidat me të cilat ballafaqohen duke qenë si student të huaj. Përveç tjerash,znj. Gashi ka shfrytëzuar këtë takim për t’iu prezantuar Programin për Diplomaci Qytetare ku i inkurajoi ata që të aplikojnë dhe përmes tij të kontribuojnë në vendin amë.

Gjatë vizitës zyrtare në Bavari, zëvendësministrja është pritur edhe nga ndërmarrësit nga Fondacioni BESA në Augsburg, me ç’rast ka zhvilluar një diskutim me ndërmarrës, biznesmen, profesionist të fushave të ndryshme rreth angazhimit të konsulentëve të jashtëm si dhe thellimin e bashkëpunimit të bizneseve mes Kosovës dhe Bavarisë.

Nga vizita në Institutin Albanologjik në Universitetin LMU në Mynih, zëvendësministrja Gashi u prit nga z. Bardhyl Demiraj i shoqëruar nga profesorët dhe studentët shqiptar, i cili e njoftoi znj. Gashi me programin e këtij Instituti në kuadër të të cilit ofron degën e Albanologjisë për nivelin e studimeve master, ku ndër të tjera u bisedua edhe për certifikimin e gjuhës shqipe. Gjatë kësaj vizite zëvendësministrja u njoh edhe me mësuesit shqiptar nga të cilët u njoftua për angazhimet e tyre, sfidat me të cilat ballafaqohen dhe nevojat për mësimin plotësues në diasporë.

Thellimi i bashkëpunimit me vendet mike dhe çështjet që ndërlidhen me mërgatën tonë, janë një ndër prioritetet e rëndësishme të vendosura në agjendën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lajmet e tjera

|