Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Iowa në Kosovë: Delegacioni nga Iowa pritet në MPJD

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla Schwarz, së bashku me Zëvendësministren, znj. Liza Gashi, kanë pritur sot në takim një delegacion nga shteti i Iowa-së, që po qëndrojnë për vizitë në Republikën e Kosovës.

Zëvendëskryeministrja, duke i falënderuar ata për vizitën, ka thënë se miqësia dhe lidhja e ngushtë me shtetin e Iowa-së, është shumë e rëndësishme dhe e çmuar për Republikën e Kosovës.

Duke kujtuar vizitën që javë më parë kishte në këtë shtet, ministrja Gërvalla ka thënë se fushat e bashkëpunimit mes dy shteteve janë të shumta, dhe se ardhja e tyre në Kosovë është hap i mirë për konkretizimin e tyre.

Gërvalla, ka thënë se kjo vizitë gjithashtu shërben për forcimin edhe më tej të lidhjes mes dy shteteve, dhe është një mundësi e mirë për të mësuar nga njëra tjetra, dhe për të shkëmbyer përvoja të ndryshme.

Delegacionin prej 40 personash, përfshirë gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe të tjerë, e përshëndeti me një fjalë rasti edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi.

Ajo ka thënë se Republika e Kosovës është shumë e interesuar për të thelluar bashkëpunimin me shtetin e Iowas, dhe se po punojnë në këtë drejtim së bashku me Iowa Sister State.


Përfaqësues të këtij delegacioni, e kanë falënderuar ministren Gërvalla për pritjen, duke thënë se ata janë të lumtur që kanë miq kaq të mirë në Kosovë, dhe se shteti i Kosovës, është dhe do mbetet përherë një vend mik për ta.

Të dyja palët kanë shkëmbyer dhurata në shenjë falënderimi e miqësie.

Lajmet e tjera

|