Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Shoqata e Prodhuesve të Verës “Enologjia” nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, sot ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën e Prodhuesve të Verës “Enologjia”, përfaqësuar nga Kryetari i Shoqatës z. Fatmir Shehu.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është përkrahja e prodhueseve vendor të verës dhe promovimi i tyre në arenën ndërkombëtare. 

Konkretisht, prodhuesit e verës do të ndihmohen nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nëpërmjet lehtësimit të procedurave burokratike, promovimit të verës në misionet diplomatike/konsullore të Kosovës, përfshirjen e verës në dhurata diplomatike, dhe përkrahja për pjesëmarrje në panaire, gara apo aktivitete tjera degustuese jashtë vendit.

Bashkëpunimi i tillë tregon gatishmërinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të përkrahur dhe promovuar produktet vendore në tregjet ndërkombëtare.

Lajmet e tjera

|