Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takohet me Ministrin e Jashtëm të Senegalit Ismaïla Madior FALL

Ndaje këtë

Në përmbyllje të vizitës zyrtare në Republikën e Senegalit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur në një takim dypalësh nga Ministri i Jashtëm i Senegalit, z. Ismaïla Madior Fall.

Ministrja Gërvalla falënderoi homologun e saj për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e ofruar nga Republika e Senegalit për Republikën e Kosovës.

Të dy Ministrat vlerësuan nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, përderisa shprehën përkushtimin dhe vullnetin e dyanshëm për zgjerimin e këtij bashkëpunimi ndër-shtetëror në fushat e interesit reciprok.

Me qëllimin e konkretizimit të këtij bashkëpunimi në fusha specifike dhe programe të veçanta, Ministrja Gërvalla dhe Ministri Madior FALL u dakorduan për caktimin e datës për konsultimet politike në mes dy vendeve.

Në fund të takimit, Ministrja Gërvalla ftoi Ministrin Madior Fall për vizitë në Republikën e Kosovës, propozim ky që u mirëprit nga homologu i saj.

Lajmet e tjera

|