Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi: Kosova e përkushtuar në intensifikimin e marrëdhënieve me Portugalinë

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, ka pritur sot në takim delegacionin nga Parlamenti i Portugalisë të përbërë nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, deputeti Sergio Sousa Pinto, Koordinatori Politik i Partisë Socialdemokrate dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme, deputeti Tiago Moreira de Sa dhe këshilltari i Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, Raul Oliveira.

Zëvendësministrja Gashi, gjatë këtij takimi vlerësoi bashkëpunimin dhe marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë, e që janë tregues i qartë i vullnetit politik të të dyja vendeve për një partneritet më të ngushtë në të gjitha fushat.

Rëndësi të veçantë gjatë diskutimit, iu dha perspektivës së integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike, BE dhe NATO, procese këto ku mbështetja e Portugalisë është tejet e rëndësishme, duke konsideruar rolin e saj në raport me vendet mos-njohëse, me theks Spanja dhe Brazili.

Zëvendësministrja Gashi, po ashtu informoi anëtarët e delegacionit portugez për linjën e politikës së jashtme të Kosovës, përfshirë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në ngritjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe përgjigjen e përbashkët të Kosovës me shtetet e BE-së në përkrahje dhe solidarizim me Ukrainën.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Pinto, falënderoj zëvendësministren Gashi për pritjen dhe informatat e ndara dhe theksoi se Kosova mbetet partner i rëndësishëm për Portugalinë dhe se kjo marrëdhënie do të intensifikohet edhe më shumë përmes bashkëpunimit dhe projekteve konkrete në të ardhmen.

Lajmet e tjera

|