Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Marrëdhëniet e fuqishme bilaterale në fokus të takimit mes Ministres Gërvalla dhe të Dërguarit Special Sir Stuart Peach

Në takimin mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla dhe të Dërguarit Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z. Lord Stuart Peach, vend të veçantë zunë marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, partneriteti mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, mbështetja e parezervë ndaj …

Ministrja Gërvalla në takim me homologen nga Kanada, shpreh mirënjohjen për partneritet të fuqishëm mes dy shteteve

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, duke vlerësuar lartë partneritetin e fuqishëm në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe mbështetjen e madhe që Kanada …

Zëvendësministrja Gashi priti në takim deputeten britanike Fiona Bruce

Zëvendësministrja Gashi priti në takim të dërguarën speciale të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Lirinë e Fesë ose Besimit dhe njëherit nënkryetaren e Aleancës Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit, deputeten britanike Fiona Bruce. Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i mundësive të thellimit të partneriteteve që fuqizojnë Kosovën në promovimin e vlerave të bashkëjetesës …

Ministrja Gërvalla takon homologun nga Malta, në fokus thellimi i marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimi në ekonomi

Bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbim tregtar, turizëm, shkëmbim të përvojave në qeverisje të mirë dhe proceset integruese të Kosovës, ishin temat kyçe të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, pati në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih me Ministrin e Punëve të Jashtme, …

Republika e Kosovës dhe Republika e Estonisë mbajnë konsultime politike

Nën drejtimin e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, dhe Drejtoreshës së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë, znj.Siiri Königsberg, u zhvilluan konsultimet politike midis dy vendeve. Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e konsoliduara mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Estonisë. Po ashtu, u trajtuan në detaje …

Ministrja Gërvalla takon Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë

Situata e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, partneriteti në shumë fusha dhe mbështetja në fushën e sigurisë ishin temat kryesore të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, pati në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, me Sekretaren e Shtetit në …

Ministrja Gërvalla niset për Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, e cila mbahet për tri ditë radhazi në Mynih të Gjermanisë. Në margjinat e kësaj konference, e cila mbledh çdo vit përfaqësuesit më të lartë të shteteve dhe ekspertët e sigurisë, Ministrja …

Ministrja Gërvalla takon Ambasadorin Japonez, nis lëshimi i vizave në Prishtinë, nga 24 marsi pa viza për pasaportat diplomatike dhe zyrtare

Ambasada e Japonisë ka nisur sot me lëshimin në Prishtinë të vizave, duke lehtësuar kështu dukshëm udhëtimin e qytetarëve të Kosovës në Japoni. Ndërsa nga 24 marsi i këtij viti, poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të mund të udhëtojnë pa viza në Japoni. Kjo u konfirmua në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e …

Mbahen konsultimet politike mes Ministrive të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë

Sot në Prishtinë, u mbajtën konsultimet politike mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropës së Republikës së Kroacisë, të udhëhequra nga Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti dhe Drejtori i Përgjithshëm Stribor Kikerec. Zëvendësministri Ahmeti, e njoftoi z.Kikerec për zhvillimet e fundit në vend dhe …

Zëvendësministrja e punëve të jashtme dhe diasporës, Liza Gashi priti sot në një takim homolgun e saj nga Shqipëria, Besart Kadia

Zëvendësministrja e punëve të jashtme dhe diasporës, Liza Gashi priti sot në një takim homolgun e saj nga Shqipëria, z. Besart Kadia me të cilin diskutoi për bashkërendimin e aktiviteteve diplomatike, me theks tek bashkëpunimi për Diplomacinë Ekonomike, Publike dhe atë të Diasporës. Zëvendësministrja Gashi e falënderoi homologun e saj shqiptar për vizitën, duke vlerësuar …