Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla takon homologun turk, prioritet bashkëpunimi më i thellë bilateral

Një takim në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, me të cilin diskutuan me theks të veçantë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë. …

Ministrja Gërvalla bashkë me gratë Ministre të Punëve të Jashtme miratojnë deklaratë në mbështetje të grave dhe vajzave nga Afganistani

Ministret e Punëve të Jashtme shprehin shqetësimet më të thella për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut, grave dhe vajzave në Afganistan, dhe u bëjnë thirrje autoriteteve që t’i japin fund persekutimit sistematik gjinor, i cili mund të çojë në krime kundër njerëzimi. Kjo është thirrja e deklaratës së përbashkët që Zëvendëskryeministrja dhe …

Ministrja Gërvalla në takim me deputetë gjerman, në qendër të diskutimit anëtarësimi në KiE

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, takoi një grup të deputetëve gjermanë, të cilët i informoi rreth proceseve politike në vend, situatën e sigurisë dhe ndryshimet thelbësore në komunat veriore, rezultatet e qeverisjes së mirë dhe prioritetet …

Ministrja Gërvalla takon homologen nga Bullgaria, në fokus koordinimi në proceset euroatlantike

Me urimin për qytetarët e Kosovës me rastin e 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka nisur takimi mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, znj. Mariya Gabriel. Në rrafshin e marrëdhënieve të fuqishme bilaterale …

Marrëdhëniet e fuqishme bilaterale në fokus të takimit mes Ministres Gërvalla dhe të Dërguarit Special Sir Stuart Peach

Në takimin mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla dhe të Dërguarit Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z. Lord Stuart Peach, vend të veçantë zunë marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, partneriteti mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, mbështetja e parezervë ndaj …

Ministrja Gërvalla në takim me homologen nga Kanada, shpreh mirënjohjen për partneritet të fuqishëm mes dy shteteve

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, duke vlerësuar lartë partneritetin e fuqishëm në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe mbështetjen e madhe që Kanada …

Zëvendësministrja Gashi priti në takim deputeten britanike Fiona Bruce

Zëvendësministrja Gashi priti në takim të dërguarën speciale të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Lirinë e Fesë ose Besimit dhe njëherit nënkryetaren e Aleancës Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit, deputeten britanike Fiona Bruce. Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i mundësive të thellimit të partneriteteve që fuqizojnë Kosovën në promovimin e vlerave të bashkëjetesës …

Ministrja Gërvalla takon homologun nga Malta, në fokus thellimi i marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimi në ekonomi

Bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbim tregtar, turizëm, shkëmbim të përvojave në qeverisje të mirë dhe proceset integruese të Kosovës, ishin temat kyçe të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, pati në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih me Ministrin e Punëve të Jashtme, …

Republika e Kosovës dhe Republika e Estonisë mbajnë konsultime politike

Nën drejtimin e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, dhe Drejtoreshës së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë, znj.Siiri Königsberg, u zhvilluan konsultimet politike midis dy vendeve. Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e konsoliduara mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Estonisë. Po ashtu, u trajtuan në detaje …

Ministrja Gërvalla takon Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë

Situata e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, partneriteti në shumë fusha dhe mbështetja në fushën e sigurisë ishin temat kryesore të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, pati në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, me Sekretaren e Shtetit në …