Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim njoftues Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, z. Peter Sørensen. Gjatë takimit, z. Konjufca e informoi z. Sørensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. …
Category Archives: Lajme
Zëvendësministri Ahmeti, zhvilloi takime me udhëheqës të institucioneve të Shtetit të Iowa
Gjatë vizitës zyrtare në Shtetin e Iowa, zëvendësministri Ahmeti, takoi Presidenten e Senatit, znj.Amy Sinclair, ku u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer dhe afatgjatë ndërmjet Iowa-s dhe Kosovës. Në këtë takim u theksua bashkëpunimi strategjik në fushën e sigurisë, si dhe angazhimi i përbashkët për thellimin e lidhjeve ekonomike, akademike dhe në sektorin e teknologjisë informative. …
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Konsullata në shtetin e Iowa me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova.
Në fjalën e tij, zëvendësministri Ahmeti theksoi se Shteti i Iowa zë një vend të veçantë në historinë moderne të Kosovës, duke kujtuar fillimin e bashkëpunimit me ardhjen e trupave të Gardës Kombëtare të Iowas në Kosovë në vitin 2003 dhe formalizimin e partneritetit përmes Programit të Partneritetit Shtetëror. Ai vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet …
Ministri Konjufca priti në takim prezantues të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Annu Prattipati
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, priti sot në takim prezantues të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Annu Prattipati. Në këtë takim të parë në detyrën e re, Zëvendëskryeministri Konjufca pranoi urimet nga znj. …
Zëvendësministri Ahmeti, merr pjesë në tryezë diskutimi të organizuar nga National Committee on American Foreign Policy për politikën e jashtme të Kosovës
Në kuadër të vizitës në ShBA, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, z.Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në një diskutim të organizuar nga National Committee on American Foreign Policy, ku foli për prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe sfidat aktuale me të cilat përballet vendi ynë. Në fjalën e tij, Zëvendësministri theksoi …
Drejtori Ureya priti në takim Ambasadorin jorezident të Australisë
Drejtori i Departamentit për Azi dhe Oqeani në MPJD, Guner Ureya, i shoqëruar nga Udhëheqësja e Divizionit për Azi Juglindore dhe Oqeani, Kaltrina Ademi, mirëpritën Ambasadorin jorezident të Australisë, Richard Rodgers, i shoqëruar nga Dijana Padezanin, Zyrtare për çështje politike dhe ekonomike. Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe konstruktive, ku u diskutua avancimi …
Continue reading “Drejtori Ureya priti në takim Ambasadorin jorezident të Australisë”
Kosova dhe Irlanda zhvillojnë Konsultime Politike në prag të Presidencës Irlandeze të BE-së
Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Drejtori i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon, z. Mentor Tahiri, zhvilloi një vizitë zyrtare në Dublin, ku u prit nga përfaqësuesit e palës irlandeze, të udhëhequr nga Drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore, z. Frank Smyth. Takimi shënoi një moment të rëndësishëm në avancimin …
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar për korin diplomatik të shteteve anëtare të OKB-së në New York, nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të 18 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Në fjalën e tij, Zëvendësministri falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke theksuar rolin vendimtar të tyre në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve shtetërore. Ai nënvizoi se Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në konsolidimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe zhvillimit ekonomik, duke …
Arrestohet Mitehat Llozhani, shtetasi i Republikës së Kosovës në Serbi, MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se, menjëherë pas marrjes së informacionit lidhur me arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës, Mitehat Llozhani, i cili u ndalua me të hyrë në Serbi, në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë, janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në …
Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, në Helsinki, u takua me Nënsekretaren e Shtetit për Siguri dhe Politikë të Jashtme të Finlandës, znj. Outi Holopainen, me ç’rast u zhvilluan edhe konsultimet politike ndërmjet dy ministrive të punëve të jashtme.
Gjatë takimit dhe konsultimeve politike u diskutua gjerësisht për situatën e sigurisë, bashkëpunimin dypalësh, integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, si dhe zhvillimet e fundit politike në rajon. Palët theksuan rëndësinë e thellimit të dialogut politik dhe koordinimit të vazhdueshëm në çështje me interes të përbashkët. Një vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit në shkëmbimin …